Siçilia, Puglia dhe Molise janë tashmë “të verdha” dhe për këtë arsye janë të arritshme. Dhe ndoshta javën tjetër Campania, Calabria dhe Basilicata do të bëhen portokalli gjithashtu, shkruan Il Sole 24 Ore. Në praktikë, i gjithë Jugu i Italisë do të jetë i arritshëm tashmë disa ditë para Krishtlindjes ose më së voni nga 20 Dhjetori kur mund të mbërrijnë urdhëresat e reja të Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, një ditë para ndalimit përfundimtar për të udhëtuar nga 21 Dhjetor deri më 6 Janar.
Kjo është një mundësi që shumë italianë mund të përfitojnë për të arritur miq dhe të afërm, por që tremb disa guvernatorë të Jugut të cilët tashmë po mendojnë për disa kufizime dhe masa për të ndaluar ose të paktën të përpiqen të mbajnë nën kontroll një eksod të mundshëm si ai i verës së kaluar.
Siçilia është bërë e verdhë që nga 29 Nëntori i kaluar dhe po mendon të vendosë hyrjen me kushtin e tamponit. «Rreziku i një eksodi të ri në Jug është një fakt i vërtetë, i cili nuk mund të mos shkaktojë shqetësim. Kjo është arsyeja pse vendosa të kërkoj nga Komiteti ynë Shkencor të vlerësojë disa masa të kontrollit dhe mbikëqyrjes shëndetësore, të cilat ne do të dëshironim t’i ndanim me Ministrinë e Shëndetësisë “, shpjegoi presidenti i Rajonit Siçilian, Nello Musumeci. Rajoni po përjeton një lehtësim të shifrave të të prekurve dhe një “regresion progresiv të presionit mbi strukturat e spitalit” ndaj nuk dëshiron të rrezikojë rritjen e rasteve të virusit.
Edhe Pulia, që sërish është e verdhë, mund të bëjë disa zona portokalli për të shmangur grumbullimet dhe si rrjedhojë përhapjen e virusit.