Letra kalon nga zyrat në dyqane

18/09/2012 2:39 PM 0 komente

Përdorimi gjithnjë e më i zgjeruar i letrës si ambalazh, duke filluar nga pajisjet elektronike deri tek ato ushqimore po rrit ndjeshëm përmasat e këtij tregu, ndonëse përdorimi i letrave në zyra është pakësuar ndjeshëm \

Kërkesa për letrën e ricikluar në botë është rritur me rreth 70 milionë tonë, ose 45% në dhjetë vitet e fundit. Kërkesa e tregut aziatik kryeson këtë rritje. Sipas studimeve të tregut ndërkombëtar të letrës, kontinenti aziatik rriti kërkesën me 60 milionë tonë dekadën e fundit. Vetëm Kina regjistroi një rritje prej 260% të kërkesës për letër të përpunuar, e nxitur nga kërkesa e lartë e ambienteve të zyrave.

Në pesë vitet e ardhshme, studimi vë në dukje se kërkesa për letër do të vazhdojë të rritet në mënyrë të përshpejtuar, veçanërisht nga rajonet e varfra me fibër. Kina dhe India janë dy tregjet që do diktojnë kërkesën e viteve të ardhshme si për letrën e ricikluar, edhe atë të prodhuar nga druri. Kjo tendencë është e kundërt me furnizimin e kufizuar të letrës në vendet e zhvilluara. Sipas studiuesve të tregut, kufizimi i furnizimit me lëndë të parë rrezikon të sjellë rritje të çmimit të letrës gjatë viteve të ardhshme. Alpha

Përpjekjet e qeverive kineze dhe prodhuesve të letrës për të rritur grumbullimin e letrës në tregun prej 1.3 miliardë banorësh pritet të kenë një efekt ekuilibrues në furnizimin dhe çmimin e letrës, por nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar të gjithë rritjen e kërkesës. Importet vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm për këtë treg.

Industria e përpunimit të letrës është e kryesuar nga Amerika e Veriut (Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja), nga Europa Veriore (Finlandë, Suedi, Verilindja e Rusisë) dhe vendet e Azisë Lindore si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Edhe Australia e Brazili kanë gjithashtu një numër të konsiderueshëm ndërmarrjesh të përpunimit të letrës.

Tregu global i letrës pritet të mbërrijë në 446 milionë tonë deri në 2015-n, sipas raportit të industrisë globale. Ky treg po lulëzon falë përdorimit të gjerë në sektorin e paketimit, i nxitur pothuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo ka bërë të pandjeshme rënien e shpenzimit të letrës në zyra, që erdhi me përdorimin e internetit.

Në 2015-n, tregu global i letrës do të jetë 446 milionë tonë

Vendet kryesore prodhuese të letrës

Kina                             92.6 mijë tonë

Shtetet e Bashkuara      75.85

Japoni                          27.3

Gjermani                      23

Kanada                         12.7

Finlandë                       11.7

Suedi                            11.4

Kore e Jugut                 11.1

 

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of