Edhe këtë fundjavë do të vazhdohet të funksionojë me të njëjtat rregulla si fundjavat e shkuara.
“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë” njofton kryeministri në facebook.
Kjo do të thotë se ditën e shtunë dhe të dielë pensionistët lejohen të dalin lirisht në orën 10 të mëngjesit, ndërsa të tjetër qëndrojnë në shtëpi në këtë fashë orari. Nga ora 11:00 deri në orën 17:30 lejohen të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.
Gjithashtu ditën e shtunë lejohen të vazhdojnë aktivitetin deri në orën 17:30 farmacitë dhe ushqimoret. Ndërsa ditën e dielë gjithçka do të jetë e është mbyllur.
Këto masa vlejnë vetëm në zonat e kuqe. Aktualisht zona të tilla janë, Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini dhe Kruja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.