Lëvizjet në qeveri, Bledi Çuci në krye të Ministrisë së  Brendshme, tek Bujqësia Milva Ekonomi

16/12/2020 2:42 PM 0 komente

Bledi Çuçi pritet të jetë ministër i ri i Ministrisë së Brendshme duke zëvendësuar kështu Sandër Lleshajn që dha dorëheqjen javën e shkuar. Ndërsa në krye të Ministrisë së Bujqësisë është emëruar Milva Ekonomi. Detajet i bëri të ditura kreu i qeverisë Rama gjatë një postimi në rrjete sociale ku nënvizoi se këtë të mërkurë do të dërgojë për dekretim emrat e rinj.

“Sot do të dërgoj për dekretim te Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie. Dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, tha Rama.

Çuci prej janarit 2019 është në krye të ministrisë së Bujqësisë teksa më herët ishte ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.

Milva Ekonomi aktualisht është kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Më herët në mandatin e parë të qeverisë Rama ka mbajtur edhe postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of