LG G Watch është një nga orët e para që janë mundësuar nga sistemi operativ i Google për orët, i cili është i njohur si Android Wear.
Në ditët e fundit janë dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me LG G Watch, ndërsa tani ora e prodhuesit të famshëm aziatik është paraqitur edhe në faqen gjermane të Google Play Store.
Kohët e fundit, një pamje e LG G Watch është parë edhe në faqen e Reddit, duke treguar orën e re të kompanisë LG me të gjitha detajet e mundshme.
Megjithatë, pamjet e fundit të zbuluara në Reddit nuk janë të ndryshme nga rrjedhjet e mëparshme që ndoshta i kemi parë të gjithë.
Pajisja pritet të vijë me ekranin 1.65 inç në një rezolucion 280 x 280 piksel, si dhe procesorin quad-core Snapdragon 400 me 1.2GHz. LG G Watch thuhet se do të vijë me një bateri e cila do t’u ofrojë përdoruesve një kohëzgjatje më të mirë të saj.
LG G Watch pritet të prezantohet në Google I/O gjatë këtij muaji. Thashethemet thonë se ora e LG do të vijë në Britani të Madhe më 7 korrik.