Liderët europianë po takohen gjatë ditës së sotme për të diskutuar fatin e Britanisë pasi vendi votoi për të lënë Bashkimin Europian. Kryeministri britanik gjithsesi, nuk është mes tyre.
Sipas analistëve të Financial Times, rezultati më i mirë për kancelaren gjermane Angela Merkel do të ishte nëse qeveria britanike thjesht nuk do të vinte në lëvizje Artikullin 50. Rezultati i dytë më i mirë do të ishte një marëveshje që e do ta mbante Britaninë afër BE-së në termat e aksesit të tregut dhe bashkëpunimit politik. Ajo që kancelarja gjermane do të shmangë është një divorc armiqësor që do të shkatërronte besimin dhe do të poshtërote Britaninë.
Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon po zhvillon një raund bisedimesh në Bruksel këtë paradite. Sturgeon do që Skocia që qëndrojë në BE, pavarësisht votës britanike për të lënë bllokun javën e kaluar.
Agjencia vlerësuese Moody’s ka ndryshuar pritshmëritë për 52 nën-indikatorë të kreditit në negative, nga stabël, si rrjedhojë e rezultateve të refrendumit. Moody’s beson se do të ketë një periudhë të zgjatur pasigurish pas votës për t’u larguar, që do të ndikojë në ecurinë ekonomike dhe financiare të Britanisë. Një rënie ekonomike do të kishte ndikim në buxhetet lokale përmes uljes së transfertave nga pushteti qendror dhe masave shtesë të rrepta që do të zbatonte qeveria në buxhetin e ardhshëm dhe rishikimin e shpenzimeve.
Pesë ekonomistë kryesorë Diane Elson, Mariana Mazzucato, Anastasia Nesvetailova, Ann Pettifor dhe Simon Wren-Lewis kanë bërë një deklaratë të përbashkët, duke thënë se rezultatet e referendumit për BE-në ishin një fatkeqësi e madhe për BE-në.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.