Lidhja e Unazës së Tiranës me Bulevardin e ri, ARRSH shpall “Seed Consulting & Atelier 4” fituesin për rishikimin e projektit

08/12/2020 10:00 AM 1 koment

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli kompaninë fituese për kontratën “Studim Projekti, rishikim i projektit për rrugën nga sheshi ‘Shqiponja’ te Bulevardi i Ri”, me fondin limit 32 milionë lekë.

Në buletinin e prokurimeve u publikua se bashkimi i kompanive është oferta fituese, ndërkohë që morën pjesë në total 8 kompani. Të paktën njëra prej ofertave u argumentua se është rrëzuar, për shkak se ishte poshtë vlerës minimale të lejuar.

ARRSH, gjatë procesit të tenderimit, bëri të ditur se për herë të fundit një studim mbi zonën në fjalë ku do të bëhet edhe lidhja e Unazës me Bulevardin e Ri, u bë në vitin 2009, por që nga ajo kohë, zona ka pasur një zhvillim dinamik.

I njëjti dokument i Autoritetit Rrugor sqaronte se ky projekt që do të realizohet në Jug të Komunës së Paskuqanit, do të fillojë në pikën fundore të projektit “Segmenti rrugor, mbikalimi i pallatit me shigjeta – rreth-rotullimi Shqiponja”, i realizuar nga ARRSH dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Vangjel Noti”, kryqëzohet me rrugën “Adem Jashari” dhe më tej vazhdon me një zonë ndërtimesh të reja, pa plan urban deri në shtratin e Lumit të Tiranës.

Më pas vazhdon me kalimin e lumit të Tiranës me një urë dhe segmenti rrugor do të zhvillohet në krahun e majtë të Lumit të Tiranës, në krah në kodrave të Paskuqanit, në drejtim të Bulevardit të Ri të Tiranës me gjatësi që varion 2.5 deri në 3 kilometra.

Sipas ARRSH, objektivat e studimit do të jenë realizimi i projektit të segmentit rrugor, i cili do të jetë pjesë e Unazës së Mdhe të Tiranës. Të lehtësojë lëvizjen trafikut në një nga zonat më problematike të Tiranës si dhe lëvizje më të mirë për këmbësorët, biçikletat dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat e banuara.

Kontrata duhet të ekzekutohet për një periudhë gati dyvjetore, ose saktësisht 21 muaj.

Aktualisht, ARRSH është angazhuar në ndërtimin e Unazës së Tiranës në disa lote të saj, ndërkohë që ka hapur një sërë tenderësh për projekte të reja vetëm disa javë më parë, duke nisur nga mbikalimi i TEG e deri te rruga Dhërmi-Palasë./N.Maho

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
toni Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
toni
Guest
toni

ARRSH-ja eshte firma me e madhe piramidale per momentin ne te gjithe shtetin shqiptar