Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic u takua dje me përfaqësuesit e Lidl për të diskutuar planet e tyre për të ndërtuar një qendër të shpërndarjes, si dhe njëzet dyqanet e para të shitjes me pakicë në Serbi.
Vucic përcolli mirënjohje ndaj përfaqësuesve të kompanisë për besimin dhe dëshirën për të ndërtuar objektet tregtare në vend dhe për të punësuar furnizuesit lokal për dyqanet e tyre.
Ai vuri në dukje rëndësinë e investimeve gjermane dhe u shpreh se qeveria serbe po punon për të përmirësuar mjedisin e biznesit në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investitorë të huaj, të cilët në biznesin e tyre do të përfshijnë kompanitë lokale dhe furnizuesit.
Kryeministri theksoi se ardhja e Lidl është e rëndësishme për ekonominë serbe, sepse prodhuesit serbë përmes këtij zinxhiri të shitjes me pakicë do të eksportohem dhe shiten në të gjithë botën.
Drejtori i Lidl në Serbi, Dragan Cigoja tha se dyqani i parë me pakicë Lidl tashmë është ndërtuar në Smederevë dhe 20 të tjerë do të ndërtohen në vitin 2016 dhe 2017, duke shtuar se një qendër të shpërndarjes në Nova Pazova do të përfundojë deri në maj të vitit 2017.
Pas kësaj, të gjitha degët e Lidl në Serbi – që do të punësojnë rreth 1,000 njerëz – do të happen në të njëjtën kohë dhe kompania ka plane afatgjata për të hapur 100 dyqane në vend. Burimi: Qeveria