Ligj të ri për ushqimin dhe shërbimin veterinar, ja çfarë parashikon

02/02/2020 12:10 PM 0 komente

Ligji për Ushqimin dhe Shërbimin Veterinar do të ndryshojnë, si dhe do të bëhet një reformim tërësor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore në sistem. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa vizitoi në Korçë një prej thertoreve dhe fabrikave më të mëdha në vend të përpunimit të mishit, e cila është mbështetur gjithashtu me fonde nga AZHBR.

“Brenda muajit shkurt ne do të miratojmë në Parlament ndryshimet përkatëse në ligjin për Ushqimin, të cilat i hapin rrugë një reformimi tërësor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për ta kthyer këtë institucion nga një agjenci ku 60% të punës merret me kontrolle rutinë të kioskave, fast food-eve apo restoranteve në një agjenci që të garantojë sigurinë ushqimore në sistem, në mënyrë që të paraprijmë gjithë procesin e përafrimit të standareve tona me ato europiane”, tha ministri Çuçi

Ndërkohë sa i përket ligjit për Shërbimin Veterinar, ministri tha se tashmë është miratuar në qeveri dhe pritet të kalojë për shqyrtim në parlament.

“Synojmë një ridimensionim tërësor të shërbimit veterinar në Shqipëri. Këto janë procese që ne po i ndërmarrim në mënyrë që hap pas hapi të shkojmë drejt standardizimit të sigurisë ushqimore në Shqipëri me atë europiane”, tha ministri Çuçi.

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Ushqimin, ndër të tjera do të kemi një strukturë të re brenda AKU-së që analizon të dhënat e inspektimeve ndër vite, në mënyrë që plani i monitorimit kombëtar të jetë i bazuar në analizë dhe statistika disa vjeçare.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of