Në tetor 2004, Presidenti Bush firmosi Ligjin e Investimeve në Atdhe si pjesë e Ligjit të krijimit të punësimit amerikan 2004. Ideja është që të tërhiqet kapitali që korporatat amerikane mbajnë jashtë SHBA-së. Kjo ndihmon në përmirësimin e dy faktorëve kryesorë që po mbanjë peng dollarin një treg pune i plogështuar dhe një deficit korrent në rritje. Qëllimi i qeverisë është që të nxisë këto firma që dollarët e riatdhesuar ti përdorin për mundësi investimi në mëmëdhe, gjë që ndihmon punëzënien dhe rritjen e ekonomisë, në përgjithësi. Me dollarët shtesë që priten të riatdhesohen, si rezultat i taksës preferenciale që paraqet ligji rezulton se çdo shifër midis 200-400 miliard dollarësh mund të përbëjë prehje për dollarin. Çfarë është Ligji i investimeve në atdhe?Ligji i investimeve në atdhe lejon korporatat amerikane të riatdhesojnë fondet e tyre që janë mbi mesataren e dividendëve të huaj të paguar gjatë 3 ose 5 viteve të shkuara me një taksë të preferueshme prej 5.25%, qoftë në vitin e parë të taksueshëm të firmës (viti fiskal 2005) apo viti i taksueshëm paraardhës për firmën (viti fiskal 2004). Kjo normë takse përbën një zbritje të konsiderueshme krahasuar me normën aktuale të taksave prej 35%. Por firmat kanë vetëm një vit kohë që të përfitojnë nga kjo zbritje taksash. Nëse firmat vendosin të riatdhesojnë fondet e tyre, do të varet në atë se cilat investime paraqesin normat e kthimit më të larta, investimet në vend apo ato jashtë SHBA. A do të mjaftojnë këto fonde për të financuar deficitin korrent?Financimi i deficitit korrent është një çështje madhore për dollarin amerikan. Me një deficit të llogarisë korrente afërsisht prej 500 miliard usd dhe madje në rritje, SHBA ka nevojë të joshë në mënyrë të vazhdueshme kapital në mënyrë që të financojë këtë deficit. Sipas të dhënave të agjencive amerikane, hyrja e kapitalit të huaj është në rënie të vazhdueshme. Megjithëse riatdhesimi i pritur është diçka midis 200-400 miliard usd, vlerësohet se vetëm 50% e kësaj shume është në valutë të huaj, që barazohet me afërsisht 100-200 miliard usd. Afërsisht 50% e kësaj shume vlerësohet të jetë në euro. Vlera absolute është mbresëlënëse dhe duhet të jetë relativisht pozitive për dollarin amerikan. Sidoqoftë, duhet mbajtur parasysh se vlera do të jetë e shpërndarë gjatë gjithë vitit. Me 1.9 trilion usd si xhiro ditore, riatdhesimi gradual mund të kthehet në një volum ditor normal.Çfarë nënkupton kjo për dollarinKohët e fundit edhe pse është e vështirë të thuhet vlera e hyrjeve të pritura si reultat i joshjes nga ligji i taksës, vetë Ligji, minimumi, ka një efekt neutral për dollarin ose një efekt modest pozitiv. Sidoqoftë, përderisa fondet e kthyera në SHBA gjithsesi do të investohen, rritja e shpenzimeve të biznesit mund ti sigurojë ekonomisë amerikane një nxitje për rritje. Sipas raportit Calyon, vlerësohet që krijimi i një vendi pune kërkon rreth 50,000 usd deri në 100,000 usd, kështu 200-400 miliard usd barazohen me 4 milion vende pune. Megjithëse kjo është një llogaritje e thjeshtë dhe për më tepër shumë optimiste, nëse Ligji arrin të joshë kapitalin nga jashtë, atëhere jo vetëm që do ti japë një shtytje përpara tregut të punës, por edhe do të çojë drejt një rritje të besimit dhe rritje të shpenzimeve konsumatore. Një ekonomi më e fortë dhe një treg pune më i fortë mund të jenë ato çka ekonomia amerikane kërkon që të kthejë në vijë rikuperimin e saj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.