Ligji për ndërtimin, sipas standardeve

12/04/2013 11:16 AM 0 komente

Miratimi i ligjit për ndërtimin i hap rrugë një procesi që do të zhvillohet sipas standardeve. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë mbi reformat që duhet të ndërmerren me qëllim njohjen e ndikimit të tij te komuniteti i biznesit. Nga ana tjetër u diskutua për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në vend, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja nga sektorë te ndryshëm. Lehtësimi i procedurave të marrjes së lejeve të ndërtimit, unifikimi i taksave për leje të ndërtimit janë disa prej elementeve kryesore në këtë proces. Sekretari i Përgjithshëm i Qendrës “ZAK”, Ardi Shita tha se Odës Amerikane do të kontribuojë për hartimin e marrëveshjeve zhvillimore, por edhe përfshirjes se klauzolave të arbitrazhit me qëllim që bizneset dhe komuna të kenë një qendër në të cilën mund të zgjidhin kontestet me procedura të përshpejtuara.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of