Limite Zero, zipline që përshkon kufirin mes Spanjës dhe Portugalisë

12/11/2018 5:41 PM 0 komente

Lumi Guadiana ndan në dy pjesë Gadishullin Iberik. Nga një anë është Spanja, në tjetrën Portugalia.

Ai përshkon qytetin Ciudad Real, në rajonin autonom Castilla–La Mancha, të Badajoz, në Estremadura, më pas hyn në territorin portugez duke përshkuar Portalegre, Évora, Beja dhe Algarve, për të hyrë sërish në Spanjë në provincën andaluziane të Huelva, para se të rrjedhë në Gjirin Cádiz në Oqeanin Atlantik.

Për të shkuar nga një anë e kufirit në tjetrën ekziston një mënyrë argëtuese, por jo për të gjithë: ta përshkosh atë me një zipline.
Limite Zero është e vetmja zipline në botë që përshkon kufirin e një shteti. Një kabllo çeliku “ecën” përgjatë kufirit të dy vendeve. Kushdo që ka nevojë për pak adrenalinë, mund të fluturojë nga një anë në tjetrën.

Kavoja është e gjatë 720 metra dhe nis nga Sanlúcar de Guadiana, në Spanjë me shpejtësi 70 – 80 kilometrave në orë. Një udhëtim i pambarimtë…

Por kjo nuk është e gjitha. Duke kaluar nga një vend në tjetrin ju fitoni një orë kohë për shkak të zonës së ndryshme kohore mes Spanjës dhe Portugalisë. Kur të mbërrini në Alcoutim, ju do të ktheheni pas me motoskaf në pikën spanjolle të nisjes.

Velho Castelo de Alcoutim

Nëse keni kohë ju mund të bëni një shëtitje në Alcoutim, i cili ka një histori të gjatë pushtimi arab, romak e grek pas krahëve. Në kodrën e Santa Barbara ndodhet Velho Castelo de Alcoutim që daton në shekullin IX. Castelo Novo, i shekullit XVI sot dominon gjithë vendin.

Sanlúcar

Ndërsa Sanlúcar është një fshat mjaft piktoresk me shtëpi të bardha dhe mullinj ere që dominojnë peizazhin së bashku me Castillo San Marco në shekullin XVII.

Përvoja e zilpine zgjat më pak se një orë. Që ta provoni duhet të jeni më shume se 14 vjeç dhe i gjatë më shumë se 110 centimetra. Dhe sigurisht… shumë guxim!

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of