Linja nënujore 1.15 miliardë euro Itali -Mal i Zi vihet në punë, si e humbi shansin Shqipëria

18/11/2019 11:04 AM 0 komente

Operatori italian i transmetimit të energjisë TERNA vuri zyrtarisht në operim javën e shkuar një linjë nënujore kabllore për transmetimin e energjisë që lidh Malin e Zi me Italinë njoftoi Seenews. Por kjo linjë që përfaqëson urën e parë lidhëse energjetike nënujore mes Europës dhe Ballkanit dikur ishte një projekt që kishte në fokus Shqipërinë. Në vitin 2008 Roma zyrtare njoftoi se do të financonte ndërtimin e një lidhjeje nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë teksa në janar të po atij viti qeveria shqiptare e asaj kohe kishte pranuar ofertën paraprake të fqinjit. Linja sipas projektit do të kalonte nga Vlora në Brindizi duke i dhënë kështu mundësi Italisë që të importonte energji në rastet kur kishte mungesa dhe kjo në një vend si Shqipëria që kishte kriza të herëpashershme që nxitën edhe projektin e famshëm të termocentralit të Vlorës financuar nga Banka Botërore.

Pikërisht ky projekt për TEC-in e Vlorës ishte një nga nxitësit kryesorë për linjën por në finale ai rezultoi një projekt i dështuar pasi që nga ndërtimi nuk është prodhuar asnjë ditë energji ndërkohë që kostot llogariten shumë të larta edhe nëse kjo do të bëhej e mundur pas zgjidhës së problemit me sistemin e ftohjes. Linja nënujore energjetike Shqipëri – Itali u projektua me kapacitet prej 500 megavat dhe do të lidhte portin jugor italian të Brindizit me Vlorën. Gjatësia e saj llogaritej 155 kilometra por tashmë gjithçka është thjesht një projekt në letra dhe në kujtesë.

Linja u konkretizua me fqinjët

Italianët vendosën të investonin në një linjë nënujore kabllore në Malin e Zi që duke e parë këtë so një pikë kyçe që Italia të forconte pjesën e transmetimit të energjisë në Europë dhe Mesdhe.

“Mali i Zi do të ketë të ardhura domethënëse bazuar në pjesën zotërueseë prej 20 për qind të nën operatorin e sistemit të trnasmeitmit Crnogorski Elektroprenosni Sistem (CGES) në këtë projekt. Përmes një përdorimi më të gjerë prej 400 kv do të ulim humbjet në transmetim si dhe do të rrisë nivelin teknik të sistemit energjetik” njoftuan zyrtarët malazezë.

Linja do të mundësojnë shkëmbim me dy kahë të energjisë mes dy vendeve me një fuqi 600 MW që do të bëhet 1200 MW kur të ketë përfunduar edhe kabulli i dytë në vitet e ardhshme” njoftoi TERNA.

Projekti 1.15 miliardë euro konsiston në lidhjen e Malit të Zi dhe Italisë në ndërtimin dhe zgjerimin e rrjetit 400 kv të Malit të Zi. Gjatësia e linjës është 455 kilometra dhe 423 kilometra zgjaten në det.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of