Më e keqja mbetet akoma për të ardhur në industrinë e linjave ajrore përsa i përket dëmtimit ekonomik nga shpërthimi i koronavirusit, paralajmëruan shefat e transportit europian, por ata parashikuan që kërkesat për udhëtime mund të stabilizohen në javët në vijim.
Koronavirusi dominoi bisedën në konferencën vjetore të industrisë ajrore, ku drejtuesit e kompanive më të mëdha të Europës, përfshirë Ryanair, KLM, British Airways u mblodhën për të lobuar kundër taksave të reja të ajrit dhe kërkesën për përmirësimin e kontrollit të trafikut ajror.
Willie Walsh, shefi ekzekutiv British Airways IAG vuri në dukje një “rënie të madhe të kërkesës” në tregjet italiane javën e kaluar, por parashikon së kërkesat do të stabilizohen javët e ardhshme, nëse rikthehen prenotimet në Azi.
“Mendoj se do të shohim që trafiku ajror të rikuperohet në kohën e duhur,” tha ai.
Linjat ajrore në të gjithë botën kanë pezulluar fluturimet ose janë duke modifikuar shërbimet si reagim ndaj shpërthimit të koronavirusit, i cili deri më tani ka marrë mbi 3,100 jetë në të gjithë botën.
Ata gjithashtu kërkuan një lehtësim të rregulloreve të aeroporteve, pasi linjave ajrore mund t’iu bien shumë fitimet nëse fluturimet pezullohen apo anulohen për një kohë të gjatë.
“Ne kërkojmë që një rregullore e përkohshme të lejohet nga të gjitha vendet anëtare”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Air France-KLM Ben Smith, përpara një konference vjetore të grupit lobues me qendër në Bruksel.
Kompanitë ajrore gjithashtu duhet të kenë masa të përbashkëta shëndetësore që përdorn për udhëtimet në dhe nga rajonet e prekura”, tha ai.
Drejtuesit në mbledhjen e Brukselit renditën ankesa të tjera përfshirë dështimin për të reformuar rrjetet e kontrollit të trafikut ajror nën nismën e vonuar të BE-së “EU Single European Sky”( Qielli i Vetëm Europian).
“Është një skandal që ne ende po fluturojmë në qiell në të njëjtën mënyrë si ishim 40 vjet më parë,” tha Walsh./Reuters