“Topi i Artë 2021”
Lionel Messi fiton për herë të shtatë çmimin “Topi i Artë”. 34-vjeçari argjentinas e ka fituar këtë çmim në vitin 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021. Kjo do të thotë që Messi e ka ngritur trofeun si futbollisti më i mirë në botë më shumë herë se çdo lojtar tjetër në histori.
Messi mundi në këtë klasifikim Robert Lewandowski, i cili u rendit i dyti, dhe mesfushorin e Chelsea, Jorghino, i treti.
Chelsea, Klubi i Vitit
2021 ka qenë një vit i paharrueshëm për klubin e Chelsea, i cili ka marrë çmimin si Klubi i Vitit.
Natyrisht, skuadra e Thomas Tuchel ka fituar Champions League dhe është në krye të renditjes së Premier League, ndërsa skuadra e Emma Hayes ka fituar finalen e Champions League për femra sezonin e kaluar.
Donnarumma fiton Trofeun Yashin!
Portieri i Italisë dhe i PSG, Gianluigi Donnarumma, fitoi Trofeun Yashin 2021, duke mundur Edouard Mendy të Chelsea, i cili ishte nominuar për çmimin. Donnarumma fitoi çmimin si Futbollisti më i Mirë në Euro 2020, pas transferimit nga Milan në kryeqytetin francez gjatë verës.
CR7, në vend të 6-të!
Në këtë edicion, Cristiano Ronaldo u rendit i gjashti në klasifikim.
Putellas fiton “Topin e Artë” për femra
Alexia Putellas, e ekipit të Barcelonës për femra, fitoi “Topin e Artë 2021” për femra, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, me klubin që fitoi Champions League 2021/21.
Jennifer Hermoso u rendit e dyta dhe Sam Kerr (Chelsea) plotësojnë podiumin.
Lewandowski, Sulmuesi i Vitit
Sulmuesi i Bayern Munich dhe i Polonisë, Robert Lewandowski, fitoi çmimin si Sulmuesi i Vitit. 2021 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për sulmuesin, duke thyer rekordin që mbahej prej një kohe të gjatë të Gerd Muller, për numrin më të madh të golave në Bundesligë në një sezon të vetëm.
Pedri fiton Trofeun Kopa!
Pedri fiton Trofeu Kopa, i cili i jepet lojtarit më të mirë për meshkuj 21 vjeç ose më pak. Lojtari 19-vjeçar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe Spanjën. Bukayo Saka u rendit i gjashti në votim, Mason Greenwood i pesti dhe Jude Bellingham në vend të dytë!
Pedri fiton Trofeun Kopa!
Pedri fiton trofeu Kopa, i cili i jepet lojtarit më të mirë për meshkuj 21 vjeç ose më pak. Lojtari 19-vjeçar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe Spanjën. Bukayo Saka u rendit i gjashti në votim, Mason Greenëood i pesti dhe Jude Bellingham në vend të dytë.
Klasifikimi “Topi i Artë 2021”
- 1º Lionel Messi (Barcelona/Psg);
- 2º Robert Lewandowski (Bayern Munich);
- 3º Jorginho (Chelsea);
- 4º Karim Benzema (Real Madrid);
- 5º Ngolo Kantè (Chelsea);
- 6º Cristiano Ronaldo (Juventus/Manchester United);
- 7º Mohamed Salah (Liverpool);
- 8º Kevin De Bruyne (Manchester City);
- 9º Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain);
- 10º Gianluigi Donnarumma (Milan/Paris Saint-Germain);
- 11° Erling Haaland (Borussia Dortmund);
- 12° Romelu Lukaku (Inter/Chelsea);
- 13° Giorgio Chiellini (Juventus);
- 14° Leonardo Bonucci (Juventus),
- 15° Raheem Sterling (Manchester City);
- 16° Neymar (Paris Saint-Germain);
- 17° Luis Suarez (Barcelona-Atletico Madrid)
- 18° Simon Kjaer (Milan);
- 19° Mason Mount (Chelsea);
- 20° Ryad Mahrez (Manchester City);
- 21° Bruno Fernandez (Manchester United);
- 21° Lautaro Martinez (Inter);
- 23° Harry Kane (Tottenham);
- 24° Pedri (Barcelona);
- 25° Phil Foden (Manchester City);
- 26° Ruben Dias (Manchester City);
- 26° Nicolò Barella (Inter);
- 26° Gerard Moreno (Villareal);
- 29° Luka Modric (Real Madrid);
- 29° Cesar Azpilicueta (Chelsea).
/ Eurosport