Barcelona, në përpjekje për të mbajtur Lionel Messi, do të kishte vënë në rrezik klubin për 50 vite – thotë presidenti i klubit, Joan Laporta
Lionel Messi, 34 vjeç, po largohet pasi klubi nuk mund ta pwrballojw mw të nënshkruajw një marrëveshje të re nën kufizimin e pagave të La Liga.
Një shoqëri Private Equity donte të investonte në La Liga, gjë që do të kishte bërë të mundur nënshkrimin e marrëveshjes së Messi-t, por klubi spanjoll do të duhej të hiqte dorë nga disa të drejta televizive.
“Nuk mund të marr një vendim që mund të ndikojë të klubi për 50 vjet. Klubi ka më shumë se 100 vite histori dhe është sipër të gjithëve dhe gjithçka, edhe të lojtarit më të mirë në botë. Do ta falënderojmë gjithnjë për gjithçka që ka bërë për ne”.
“Për të garantuar ‘fair play’, duhet të bëjmë këtë, ose një përpjekje tjetër qw do ta vinte në rrezik klubin. Nuk mund të vazhdonim më me këtë dhe duhet të merrnim një vendim, gjë që e bëmë”. Messi, golashënuesi i të gjitha kohërave te Barcelona, kishte arritur një marrëveshje të re 5-vjeçare me paga të reduktuara, por klubi duhet ende të shkurtonte pagat në mënyrë që të qëndronte, por nuk ishte në gjendje ta bënte.
“Leo dëshironte të qëndronte, ndaj nuk është i lumtur” – tha Laporta. “Të gjithë ne dëshironim që të qëndronte. Por ai duhet të përballet me realitetin. Është një realitet që nuk mund të ndryshojë për të dhe ai e di se unë i uroj më të mirën, kudo që të shkojë” – tha Laporta.
Ai shtoi se nuk dëshiron që “t’i japë shpresa të kota” mbi idetë “hipotetike” që do të bënin të mundur qëndrimin e Messi. “Kjo marrëveshje ka marrë fund”, shtoi Laporta. Paris Saint-Germain ndërkohë po sheh mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Messi.
Messi është golashënuesi më i mirë te Barcelona, me 672 gola, dhe ka fituar 10 kompetacione të La Liga, 4 Champions League dhe 7 herë Copa del Rey, përveçse ka fituar 6 herë Topin e Artë.
“Trashëgimia e Leo-s është e jashtëzakonshme. Ai ka bërë historinë” – tha Laporta. Është lojtari me më shumë arritje në historinë e klubit. Është pikë referimi e një epoke, të mrekullueshme”. Tani është fillimi i një ere të re. Do të ketë një erë para dhe pas Leo-s. Për këtë jemi jashtëzakonisht mirënjohës.
/BBC