Pandemia ka detyruar shoqëri të ndryshme sportive europiane të rishikojnë në ulje pagat punonjësve dhe sportistëve. Në lidhje me këtë, klubi francez i Lionit ka gjetur një zgjidhje revolucionare. Shoqëria ka arritur një marrëveshje për të reduktuar pagat e lojtarëve dhe stafit, të cilët në këmbim do të marrin aksione të klubit.
Reduktimi i pagave do të variojë nga 5 deri në 25% dhe do të ndodhë nga shkurti në qershor 2021, me reduktimin më të madh për lojtarët. Aksionet që do të paguhen do të kenë çmim prej 2.22 eurosh secili, shpjegon kompania në një deklaratë.
“Olympique Lyon është i kënaqur që ka arritur një marrëveshje me sportistët, që përfaqësojnë rreth 50% të skuadrës. Kjo tregon frymën kolektive dhe unitetin e klubit”, komentoi presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas.
Lioni është klubi i parë në Francë që pezulloi përkohësisht pagat, me synim reduktimin e kostove operative në një sezon që nuk do të mbyllej kurrë. Humbjet e kompanisë në gjysmën e parë të sezonit 2021-21 ishin 50.6 milionë euro ndërsa të ardhurat 37% më të ulëta krahauar me vitin e kaluar.