Lipjani, aty ku bizneset nuk taksohen

25/08/2016 9:38 AM 0 komente

Komuna e Lipjanit është një prej zonave që ka përshtatshmërinë më të madhe për investitorët të cilët duan ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Kjo, për arsye se në këtë komunë, bizneset nuk paguajnë asnjë taksë komunale.

Këtë e thotë kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, gjatë një interviste për Ekonomia Online, ka potencuar se shumë indikatorë, janë tregues që Lipjani i ka të gjitha prerogativat tek të interesuarit për investime.

“Arsyet janë të shumta. Në Lipjan, e para nuk kemi asnjë lloj takse për bizneset, pastaj është afërsia me Prishtinën, Aeroporti në territorin tonë dhe janë disa prerogativa që mendoj se donatorët në kuptimin e investimeve do ta kenë shumë ma lehtë të investojnë në Lipjan se sa në komuna tjera”, shprehet Ahmeti.Interesimin e investitorëve ai thotë se mund ta rrisë edhe Zona Industriale që shumë shpejtë pritet të fillojnë punimet për këtë zonë, e cila ka një hapësirë prej 56 hektarë.

I pari i komunës së Lipjanit ka folur edhe rreth trajtimit të ujërave të zeza, për të cilën ka theksuar se duhen mjete buxhetore për ta stagnuar këtë problem me të cilin ballafaqohen.

“Një pjesë e këtij problemi është zgjidhur megjithatë, Lipjani ka nevojë shumë për investime në trajtimin e ujërave të zeza. Ende nuk e ka qyteti i Lipjanit ujëmbledhësin e ujërave të zeza dhe është një problem jashtëzakonisht i madh dhe shqetësues për komunën e Lipjanit”, deklaron Ahmeti.

Po ashtu ai ka folur edhe për buxhetin e komunës se a i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve lipjanas, për papunësinë e rritjen ekonomike, bujqësinë si një sektor premtues për zhvillim ekonomik, e për faljen e borxheve. /Telegrafi/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of