Të gjitha importet e grurit dhe të miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të saj janë liruar përkohësisht nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me vendim të Ministrisë së Financave dhe Transfereve. Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga dita e martë, dhe është në kuadër të ndihmave për bizneset dhe qytetarët në kohën e përtalljes me pandeminë koronavirus.
Ministria e Financave ka treguar se duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importin e lëndës së parë.
“Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona virus COVID19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi mori vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës”.
Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë.
Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë.
Edhe Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se janë liruar përkohësisht nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit, për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.
Ky vendim, sipas tyre, erdhi me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus – COVID 19.
“Të gjitha bizneset prodhuese si dhe kontraktuesit e tyre, lirohen nga pagesa e TVSH-së me rastin e importimit të grurit dhe miellit, që përdoren për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës, pa pasur nevojë që të parashtrojnë kërkesë të veçantë për lirim në Administratën Tatimore të Kosovës. Pra, pavarësisht se importi i grurit dhe miellit, i cili përdoret për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës bëhet nga vet prodhuesi apo kontraktori i tij në emër të prodhuesit, lirohet nga pagesa e TVSH-së me rastin e importimit, pa parashtruar kërkesë të veçantë për lirim në Administratën Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Vendimi është marrë në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për fushat e përgjegjësitë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe të ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me COVID-19.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.