Publikimi i listës së pagave të 637 mijë personave një ditë më parë, nuk është një sulm kibernetik, por një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Sipas kreut të qeverisë sistemet dixhitale janë shumë të vjetra, dhe po bëhet përpjekje për përmirësimin e tyre, për ti bërë të pacënueshme.
“Këtu kemi të bëjmë me një ndërhyrje që duhet hetuar deri në fund dhe ngjan më shumë si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm jo nga infiltrimi i jashtëm, në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi as të parët as të fundit, nëse i refereoheni vetëm periudhës së fundit, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të lara të mbrojtjes kibernetike, që nga SHBA, Rusi, Britani e Kanada dhe kjo është një sfidë e re e kohës. Sot qytetarët duan t dinë se sa të sigurta janë ndërveprime e tyre me sistemin tonë të ndërveprimit dixhital, në rastin konkret në sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një sistem dixhital të krijuar më shumë se 8 vite më parë, me një kredi të butë të një vendi të BE, ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë administratorët e këtij sistemi. Nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta, por për të thënë që ky sistem si dhe ndonjë tjetër, i përkasin një trashëgimie për të cilën po punohet vijimisisht që nuk është diçka e lehtë për t’u bërë. Ne jemi të ekspozuar ndaj sulmeve kibermitike dhe AKSH-i që funksionon me 3 shtylla, kërkimin shkencor, programimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, përballet rregullisht në mënyrë të përditshme me sulme kibernitike që nuk bëhen publike. Për të forcuar sistemi e mbrojtjes, po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike General Jones, kompania që është përfshirë në mbrojtjen e të dhënave në OST. Sistemi është i vjetër. Atëherë ky ekspozim është më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë të re, duke filluar të përdorë teknologjinë ‘block chain’, e cila e bënë pothuajse të pamundur ndërhyrjen. Çdo lloj lëvizje është e regjistruar dhe çdo lloj lëvizje të të dhënave është e pamundur”, tha Rama.
Lexo edhe këtë: Dekonspirohet lista e të punësuarve në të gjithë vendin, dalin pagat për rreth 550 mijë persona
Rama tha se publikimi i të dhënave ka për qëllim destabilitetin në vend, ndërsa u bëri thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë rastin me të gjitha kapacitetet që kanë”.
“Dua t’u kërkoj ndjesë të gjithëve, që janë shqetësuar me plot të drejtë, në këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe dua ta nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj dhe shpresoj e u bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjitha kapacitet e tyre dhe dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para, fuke pasur parasysh edhe në deklaratat të bëra nga Foltoret e Kuvendeve të anti-kuvendeve mund të mos jetë e fundit, thirrja ime është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë inspektorët e tatimeve të cilët kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ato që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë të larguar”, tha Rama.
Lexo edhe këtë: Reagojnë Financat për daljen e listës së pagave, ndërhyrje kriminale
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.