Lista e vendeve që do të lejohen të hyjnë në BE nga 1 korriku, përfshihet edhe Shqipëria

25/06/2020 10:20 PM 0 komente

Në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE më 1 korrik kur kufijtë ndërkombëtarë të unionit planifikohen të hapen dhe kush do të ndalohet. Ekzistojnë dy lista, një për ato që do të pranohen, dhe një për ata që nuk do të pranohen.

Lista ka ngjallur polemika pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara, vendi më i goditur në botë nga Covid me më shumë se 2,4 milionë raste përfshihet në listën e dytë.

Të enjten, zyrtarët europianë nuk arritën të marrin një vendim në lidhje me vendet që do të ndalohen të hyjnë në vendet anëtare të BE. Një diplomat tha për Euronews se zyrtarët “nuk mund të arrijnë një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.

Burimet nga BE hodhën dyshime edhe për datjen e rihapjes së kufijve më 1 korrik, pasi marrëveshja nuk do të vijë në kohë.

Lista e plotë e vendeve, shtetasve të të cilëve do të lejohen të hyjnë në Europë, sipas draft listës, është si më poshtë:

Vatican City

Monaco

Montenegro

Andorra

Serbia

Bosnia and Herzegovina

Ukraine

Albania

Turkey

Kosovo

Democratic People’s Republic of Korea

Turkmenistan

Vietnam

China

Thailand

Myanmar

Mongolia

Japan

South Korea

Georgia

Bhutan

Lebanon

Indonesia

Uzbekistan

India

Tajikistan

Kazakhstan

Palau

Neë Zealand

Australia

Dominica

Bahamas

Saint Lucia

Uruguay

Jamaica

Cuba

Guyana

Paraguay

Venezuela

Nicaragua

Costa Rica

Canada

Angola

Tunisia

Namibia

Uganda

Mozambique

Mauritius

Zambia

Rëanda

Ethiopia

Morocco

Algeria

Egypt.

Burime diplomatike gjithashtu aluduan se ka mosmarrëveshje midis shteteve për kriteret që duhet të përdoren për këtë vendim. Ata po kërkojnë që ECDC, agjensia e BE për parandalimin e sëmundjeve, të dalë me më shumë detaje, duke shtuar se listat do të rishikohen çdo dy javë./Euronews

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of