Nga 1 shtatori hyn në fuqi ligji i ri i fiskalizimit, që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si bizneset do të faturojnë. Ka pasur shumë pikëpyetje nëse kasat aktuale mund të përshtaten për sistemin e ri.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të informimit të tatimpaguesve, lidhur me certifikimin e kompanive IT si dhe vijimin e përdorimit të pajisjeve fiskale ekzistuese, në kuadër të ligjit Nr.87/2019 “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT” ka bërë publike listën e versioneve të pajisjeve fiskale të cilat janë certifkuar tashmë në përputhje me projektin e fiskalizimit si më poshtë:
Kompania BNT ELEKTRONICS me këto versione pajisjesh:
1 | BN | BN03 | Super Cash S |
2 | BN | BN06 | CRL |
3 | BN | BN07 | ACLAS CRB |
4 | BN | BN32 | MP55L |
5 | BN | BN04 | CRLX |
6 | BN | BN05 | CRBX |
7 | BN | BN91 | Super Cash Plus |
Kompania Iva Elektronik, me këto versione paisjesh:
1 | IV | IV04 | MP-55L |
2 | IV | IV06 | MP-55B |
3 | IV | IV05 | DP-25 |
Kompania Daisy & ETM, me këto versione pajisjesh:
1 | DAISY & ETM | DE | DE10 | Expert |
2 | DAISY & ETM | DE | DE20 | Micro, CompactM |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.