Liverpool, bonus 4 mln sterlina për fitoren e Premier League

10/02/2020 6:08 PM 0 komente

Me 22 pikë në avantazh me skuadrën e Manchester City të trajnerit Pep Guardiola, Liverpool po përgatitet të bëhet ekipi kampion i Anglisë. Reds-at e fitojnë këtë titulll pas 30 vitesh, në sezonin 1989 / 90 dhe pas kaq shumë kohësh do të festojnë.

Këtij triumfi nuk do t’i gëzohen veç tifozët, por edhe futbollistët. Siç shkruan “Daily Mail”, futbollistët e Liverpool do të përfitojnë një bonus të majmë, më shumë se 4 milionë sterlina për fitoren e Premier League këtë sezon.

Të gjithë lojtarët që kanë luajtur me Reds-at në Premier League në këtë sezon do të përfitojnë nga ky bonus, në bazë të numrit të paraqitjeve në fushë. Futbollistët që militojnë rregullisht në ekipin e parë do të fitojnë rreth 150 mijë sterlina, përveç bonuseve standarde të fitoreve të skuadrës gjatë sezonit.

Edhe tekniku Jurgen Klopp do të përfitojë një bonus të rëndësishëm, duke marrë në konsideratë që marrëveshja prej 4 vitesh e gjysmë që firmosi në dhjetor përfshinte shpërblime të shumta në varësi të rezultateve të ekipit, përveç pagës 15 milionë sterlina në vit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of