Inspektorati i tregut i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nuk po ka guxim të konfiskojnë lodrat me përmbajtje të rrezikshme kimike. Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të tregut, Lulzim Syla, në momentin që e ka kuptuar se duhet të konfiskojë lodrat te importuesit: “ETC”, “Viva fresh Store”, “Wardem” dhe “SUTI AS”, është tërhequr nga premtimi që kishte dhënë.
Syla, i cili ka ardhur qe 4 javë në këtë pozitë, ka të gjitha rezultatet dhe argumentet që këto lodra duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu. Pavarësisht kësaj, ai është treguar edhe kontrovers në deklarimet e tij brenda dy ditësh për gazetën. Ku të mërkurën kishte deklaruar se inspektorati ishte në dijeni për rezultatet e lodrave që kishin ardhur nga Italia, kurse një ditë më vonë ka thënë se këto rezultate janë “zhdukur” nga arkiva e inspektoratit.
Me gjithë gatishmërinë që ka treguar që konfiskimin e lodrave ta kryejë në prani të gazetarit, ai nuk ka vepruar gjatë ditës së enjte. Përfitimi i madh i këtyre importuesve dhe fuqia e tyre ka bërë që Inspektorati të mos veprojë për të zbatuar ligjin dhe Udhëzimin Administrativ
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.