Koreja e Veriut njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios këtë vit, duke thënë se vendimi është marrë për të mbrojtur atletët e saj nga Covid-19.
Vendimi i jep fund shpresës së Koresë së Jugut për të përdorur Lojërat Olimpike për të dialoguar me Korenë e Veriut në një moment kur marrëveshjet ndërkufitare janë të bllokuara. Në vitin 2018, të dyja palët u bënë një ekip i përbashkët në Lojërat Olimpike të Dimrit, gjë që solli një seri samitesh historike. Pyongyang thotë se nuk ka raste të infektuarish, por ekspertët thonë se kjo është e pamundur.
Mendohet se sistemi shëndetësor i vendit është tërësisht i papërshtatshëm për të përballuar pandeminë e koronavirusit – raporton korrespondenti i BBC në Tokio, Rupert Wingfield-Hayes Njoftimi e bën Korenë e Veriut vendin e parë në botë që nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2020, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë. Kompeticioni duhet të nisë më 23 korrik.
Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në verë që nga viti 1988, kur bojkotuan Lojërat në Seul gjatë Luftës së Ftohtë.
Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (International Olympic Committee – IOC) tha se “nuk ka marrë një kërkesë zyrtare” nga Koreja e Veriut për të bërë një hap pas nga lojërat.
Komiteti shtoi se pavarësisht kërkesave të përsëritura, Komiteti Olimpik Kombëtar i vendit nuk ia kishte dalë të “mbante një konferencë nëpërmjet telefonit, gjasë së cilës duhej të ishte diskutuar edhe situata e pandemisë në Korenë e Veriut”. Koreja e Veriut ka marrë masa të ashpra kundër përhapjes së virusit, që kur shpërtheu vitin e kaluar. Vendimi i Pyongyang është marrë në një takim të Komitetit Olimpik më 25 mars, sipas një raporti të faqes shtetërore Sports në DPRK.
Burimi: BBC