Nëse doni të njihni botën shpirtërore të dikujt, vëzhgoni me vëmendje cilat janë “ëndrrat” e tij për të udhëtuar.
Po, sepse zgjedhja e një vendi tregon shumë për shijet dhe nevojat personale, duke nxjerrë në pah një karakter në kërkim të përvojave të pasura me adrenalinë apo kureshtar, paqësor apo në kërkim të aventurës. Ashtu si çdo vit, Lonely Planet bën klasifikimin e vendeve tendencë dhe ato që nuk duhet të humbni.
Numërimi mbrapsht ka nisur për të rezervuar drejt një vendi në anën tjetër të botës, të cilin nuk e keni marrë asnjëherë në konsideratë, ose një vend që ia vlen ta vizitoni menjëherë. Best in Travel 2020 është një udhëtim virtual drejt vendeve të bukura dhe tërheqëse, me kultura të ndryshme…
Surprizat
Ndër vendet e përzgjedhura nga Lonely Planet nuk mungojnë emra interesantë, nga Butani, që ka pushtuar podiumin, i cili në vitin 2020 do të bëhet vendi i parë, plotësisht organik. Pavarësisht se turistët duhet të paguajnë një çmim të shtrenjtë për ta vizituar, gjithçka do t’ia vlejë kur të ecni mes shtigjeve të blerta dhe pranë manastireve me një histori të gjatë. Në klasifikimin e përvitshëm, Lonely Planet merr në konsideratë disa faktorë si qëndrueshmëria dhe vëmendja ndaj mjedisit dhe ky është një shembull se si mund të respektoni natyrën dhe orientimit të politikave drejt turizmit.

Në vend të dytë, Anglia, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e treta. Vendi i vogël, në zemër të Ballkanit është një ide për ta përfshirë në axhendë nëse i doni traditat dhe natyrën, duke mos harruar edhe kulturën.


Në vend të katërt, Aruba.

Ndërsa në vend të pestë qëndron një shtet i pavarur në Afrikën e Jugut, eSwatini, i njohur deri në vitin 2019 si Swaziland, mbretëria e ujëvarave të mrekullueshme natyrore.
Vendet më të leverdishme dhe kuriozitete
Klasifikimin e vendeve më pak të kushtueshme e kryeson Nusa Tenggara Lindore, në Indonezi, me rrugët e saj të reja dhe hekurudhat e lidhura mirë. Në përgjithësi, gjithsesi këto vende janë zgjedhur pasi janë elektrizuese dhe aktuale me ndonjë atraksion befasues. Është e domosdoshme të “shkoni para të tjerëve” – shkruan Lonely Planet. Me pak fjalë 10 vende, 10 rajone dhe 10 qytete – 30 destinacione të cilat duhet t’i vizitoni sa më shpejt…
Lonely Planet / Klasifikimi
Top 10 Vendet
1. Butan
2. Angli
3. Maqedonia e Veriut
4. Aruba
5. eSwatini
6. Kosta Rika
7. Holanda
8. Liberia
9. Maroku
10. Uruguai
Top 10 Qytetet
1. Salsburgu, Austri
2. Uashington DC, SHBA
3. Kajro, Egjipt
4. Galway, Irlandë
5. Bon, Gjermani
6. La Paz, Bolivia
7. Kochi, Indi
8. Vankuver, Kanada
9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
10. Denver, SHBA
Top 10 rajone
1. Silk Road, Azi – Paqësor
2. Marche, Itali
3. Tohoku, Japoni
4. Maine, SHBA
5. Lord Howe Island, Australi
6. Provinca e Guizhou, Kinë
7. Provinca e Cadiz, Spanjë
8. Argjentina Verilindore
9. Gjiri i Kvarner, Kroaci
10. Pylli i Amazonës, Brazil
Top 10 Best Value, Destinacione të leverdishme
1. Nusa Tenggara Lindore, Indonezi
2. Budapest, Hungari
3. Madhya Pradesh, Indi
4. Buffalo, SHBA
5. Azerbajxhan
6. Serbi
7. Tunizi
8. Cape Winelands, Afrika e Jugut
9. Athinë, Greqi
10. Zanzibar, Tanzani