Ekziston një ishull në veri të detit Adriatik, në Kroaci, ku mund të gjeni gjallërinë e humbur. Mjaft të arrini në këtë rrip të tokës për të ndier, në pak kohë, ripërtëritjen e trupit dhe shpirtit.
E gjithë kjo falë ajrit të këtij mikrokozmosi të magjepsur, i shndërruar në një stacion shëndetësor prej më shumë se një shekulli.
Mirë se vini në Lošinj, ishulli i shërimit.
Lošinj, një vend kurativ
Sapo mbërrini në ishullin e Lošinj, në veçanti, në qytetet Mali Lošinj dhe Veli Lošinj, do të ndiheni menjëherë mirë. I gjithë vendi, në fakt, karakterizohet nga faktorët klimatikë, që i bëjnë mirë shëndetit. Kjo është arsyeja se pse vendi është një vend kurativ.
Deti dhe ajri, klima dhe bimësia
Lošinj është një ishull që të befason, jo vetëm për autenticitetin, por edhe për mirëqenien mendore dhe fizike që do të përjetoni sa të vini këmbë në vend. Deti dhe ajrit, klima e butë dhe natyra e bëjnë, çdo njeri, të ndihet më i shëndetshëm dhe i lumtur.
Pozicioni gjeogragik i favorshëm
Ishulli i Lošinj, në pjesën jugore të arkipelagut të Kvarner, ndodhet në qendër të Hemisferës së Veriut – ky pozicion gjeografik përcakton klimën e butë të ishullit. Kësaj i shtohen edhe brigjet e mrekullueshme, si dhe flora dhe fauna e larmishme, të cilët e bëjnë vendin magjik.
Mali Lošinj dhe Veli Lošinj
Klima ideale dhe procesi i pyllëzimit të ishullit e bëjnë këtë vend sot, ideal për kurimin e sëmundjeve të frymëmarrjes. Megjithatë cilësitë e tij njiheshin që në shekujt e kaluar. Një dekret i vitit 1892 i Ministrisë së Shëndetësisë së Perandorisë Austro-Hungareze i shpalli Mali Lošinj dhe Veli Lošinj vende kurative.
Zhvillimi i Lošinj
E gjithë kjo është meritë e studiuesit kroat të botanikës, Ambroz Haračić, i cili në vitin 1880 nisi të studiojë klimën e ishullit Lošinj, duke mbledhur të dhëna dhe informacione që hodhën themelet për turizmin shëndetësor që sot karakterizon zonën.
Pyllëzimi i ishullit
Përveç studimit të ishullit nga pikëpamja klimatike dhe meteorologjike, profesor Haračić iu përkushtua edhe katalogimit të më shumë se 1 mijë specieve bimore të ishull. Ai ishte edhe një ndër promotorët e pyllëzimit të ishullit Lošinj; sot territori është i mbuluar nga një bimësi e këndshme, mbi të gjitha në zonat Sunčana uvala dhe Čikat.
Mjedisi detar
Mjedisi detar, i cili krenohet për faktorët e jashtëzakonshëm të shërimit, e bën ajrin e ishullit edhe më të pastër. Gjithçka falë ujit, peloidit detar (balta e detit), florës dhe algave. Një shëtitje në këto plazhe do t’ju gjallërojë shpirtin.
Stacioni shëndetësor i Veli Lošinj
Veli Lošinj meriton vëmendje të veçantë. Një stacion shëndetësor i përuruar në vitin 1889 sot është bërë një realitet shëndetësor, i gjallë dhe i vlefshëm, një pionier i tendencave terapeutike dhe qasjeve holistike.
Me plot gojën, këtu mushkëritë tuaja do të mbushen me ajër dhe ju do të ripërtëriheni plotësisht.