Lufta kundër Covid/SHBA, 900 mijë dollarë shtesë Shqipërisë

20/05/2020 9:44 AM 0 komente

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka angazhuar 900 000 dollarë shtesë për Shqipërinë, në ndihmë të vazhdimit të përpjekjeve kundër pandemisë COVID-19.

Këto fonde u shtohen 1.2 milionë dollarëve, fonde të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të kontribuara më parë në Shqipëri për përgjigjen kundër pandemisë, duke e çuar totalin e dhënë në mbi 2 milionë dollarë.

Asistenca do të vazhdojë me pajisjen e laboratorëve, shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, e të tjera masa.

Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shendetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of