Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka angazhuar 900 000 dollarë shtesë për Shqipërinë, në ndihmë të vazhdimit të përpjekjeve kundër pandemisë COVID-19.
Këto fonde u shtohen 1.2 milionë dollarëve, fonde të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të kontribuara më parë në Shqipëri për përgjigjen kundër pandemisë, duke e çuar totalin e dhënë në mbi 2 milionë dollarë.
Asistenca do të vazhdojë me pajisjen e laboratorëve, shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, e të tjera masa.
Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shendetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.