Lufta ndaj Covid-19/BQE heq kufizimet mbi blerjet e borxheve, në një përpjekje për të rritur masat nxitëse

26/03/2020 2:33 PM 0 komente

Banka Qendrore Europiane ka vendosur heqjen e kufizimeve, mbi vlerën e obligacioneve që mund të blejë nga çdo shtet i Eurozonës, duke shmangur në këtë mënyrë emetimin e pakufizuar të parave, në përgjigje të shpërthimit të koronavirusit.

Sipas një vendimi të publikuar gjatë mbrëmjes së kaluar, BQE-ja citoi se nuk do t’i zbatojë këto kufizime të vendosura nga vetë ajo mbi një skemë të blerjes së obligacioneve prej 750 miliardë eurosh (818 miliardë dollarësh amerikanë) që synon të luftojë rënien ekonomike dhe financiare të shkaktuar nga epidemia.

Kjo i mundëson BQE-së të mbajë më shumë se një të tretën e borxhit të secilit vend – një nivel që është afër nivelit tw emetuesit të obligacioneve standarde, Gjermanisë, dhe disa shteteve më të vogla – dhe të përqendrojë nxitjen atje ku është më e nevojshme dhe ta vazhdojë për aq kohë sa dëshiron. Por kjo e lë atë gjithashtu të ekspozuar ndaj sfidave ligjore dhe akuzave se po financon në mënyrë të drejtpërdrejt qeveritë.

“Me pak fjalë, ky vendim heq pothuajse të gjitha kufizimet në blerjet e pasurive, si një stimul për të rritur më tej besueshmërinë dhe angazhimin e BQE-së”, tha Frederik Ducrozet, që punon në Grupin Pictet të Menaxhimit të Pasurive. Blerjet e obligacioneve do të jenë 33% e borxhit të secilit vend, por BQE-aj e mori një vendim të tillë në këtë situatë pandemie të  përkohshme.

Këto kufizime nuk do zbatohen për Programin e Blerjeve Emergjente. Më 18 mars, BQE-ja u shpreh se do të merrte në konsideratë rishikimin e këtyre kufizimeve.

Sipas këtyre ndryshimeve, BQE-ja do të gjejë mjaftueshëm obligacione për të blerë edhe nëse qeveritë e Eurozonës nuk i kushtuan vëmendje thirrjes së Presidentes Christine Lagarde për emetimin e “bonove korona” – një formë e borxhit të përbashkët ndaj të cilit Gjermania dhe disa shtete të tjera veriore nuk ranë dakord, pavarësisht shkatërrimit ekonomik që ka shkaktuar epidemia.

Por heqja e këtyre kufizimeve mund të shkaktojë një sfidë të re për BQE-në. Kritikët gjermanë vazhdimisht e kanë akuzuar duke e çaur në Gjykatë BQE-në (ku edhe aktualisht kanë një çështje pezull në Gjykatën Kushtetuese gjermane) për blerjen e obligacioneve, duke argumentuar se kjo e fundit i ka tejkaluar fuqitë e saj ndërsa ka blerë mbi 2.6 trilionë euro (2,85 trilionë dollarë amerikanë) borxh që nga viti 2015.

BQE-ja shtoi se blerjet e saj do të udhëzoheshin akoma nga aksionari i secilit vend në BQE, i ashtuquajturi çelësi i kapitalit, por blerjet do të bëheshin në një mënyrë “fleksibël” duke lejuar devijimet e nevojshme gjatë kësaj situate të vështirë./ Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of