Analistët kishin pritur një humbje prej 273 milionë eurosh për tre muajt që mbarojnë në 31 mars, por ishin siguruar se kompania do t’i përmbahej për nivelit të fitimit të parashikuar për gjithë vitin. Lufthansa pret të gjenerojë një fitim operativ të kënaqshëm në vitin 2012.
Kompania tha se pasiguritë ekonomike e kishin bërë të vështirë që të parashikonte kërkesën për shërbimet e saj.
Lufthansa po shkurton 3,500 vende pune administrative, ose 3% të zyrave kryesore të grupit, si pjesë e një program shkurtimesh prej 1.5 miliardë eurosh që do të zbatohet përgjatë tre viteve të ardhshme.