Luhaten bursat evropiane

19/02/2016 11:26 AM 0 komente

Aksionet evropiane u luhatën, me investitorët që analizuan vlerësimet dhe të ardhurat e korporatave, teksa Indeksi Stoxx Europa 600 iu drejtua javës së tij më të mirë që nga viti 2011.

Stoxx 600 shtoi 0.1 për qind në 329.24 në Londër, pas rritjes prej gati 0.3 për qind dhe rënies prej 0.6 për qind. Kapitali referencë është drejtuar për një fitim 5.4 për qind këtë javë, duke e cuar përparimin e tij që nga niveli më i ulët në 29-muaj në 11 shkurt në 8.5 për qind. Treguesi është ende poshtë 10 për qind këtë vit për shkak të shqetësimeve që variojnë nga rritja globale dhe thellimi I rënies së naftës deri tek besueshmëria e kreditorëve dhe zbehja e besimit ndaj mbështetjes së bankës qëndrore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of