Luhatjet e bujqësisë më 2019, rritet prodhimi i perimeve, bie blegtoria

25/05/2020 2:00 PM 2 komente

Pa një strategji të qartë zhvillimi, pa subvencione dhe ekspozuar nga ndryshimet klimatike, sektori i bujqësisë në Shqipëri po pëson luhatje në sasitë e prodhimit nga viti në vit.

Të dhënat e para mbi rezultatet e prodhimit në bujqësi për vitin 2019 tregojnë për rritje në prodhimin e perimeve dhe zarzavateve dhe rënie në prodhimin e drithërave.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë vitit 2019 vihet re një tendencë në rritje e prodhimit bujqësor. Prodhimi i perimeve në 2019, në krahasim me 2018, është rritur me 7,9%. Rritje ka gjithashtu prodhimi i fasules dhe patates me respektivisht 1,0% dhe 2,4% për vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. Nga ana tjetër, prodhimi i drithërave ka rënë me 1,8% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. Gjithashtu, një rritje vihet re në prodhimin e bimëve aromatike, mjekësore dhe erëzave të gatimit me 3,1%, krahasuar me një vit më parë.

Prodhimi i bimëve aromatike, mjekësore dhe erëzave të gatimit në vitin 2019 arrin në 12.922 tonë. Një rritje e ndjeshme vihet re në prodhimin e luleshtrydhes me 20,0% në vitin 2019, në krahasim me 2018.

Prodhimi i drufrutorëve ka njohur rritje nga viti në vit. Prodhimi i agrumeve në 2019 është rritur 3,0%, krahasuar me vitin 2018, rrushi me 2,7%, ndërsa prodhimi i ullirit ka pësuar rënie respektivisht me 16,4% dhe pemëve frutore 0,6%, krahasuar me një vit më parë.

Bie numri i bagëtive, pakësohet qumështi, rritet prodhimi i vezëve dhe mjaltit

Gjatë vitit 2019 vihet re një tendencë në rënie e numrit të krerëve të blegtorisë. Krahasuar me një vit më parë, rënie ka pësuar numri i gjedhëve me rreth 11,07%, numri i të leshtave me 5,66% dhe numri i të dhirtave me 5,92%. Ndërkohë rritje ka shënuar numri i dosave me 11,74% dhe numri i bletëve me rreth 1,01% krahasuar me vitin 2018.

Në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018, rritje ka shënuar prodhimi i mjaltit me 4.56% dhe prodhimi i vezëve me 4,47%, ndërsa prodhimi i mishit peshë e gjallë ka shënuar rënie me rreth 2,77%.

Prodhimi i qumështit ka pësuar rënie me 2,81% krahasuar me vitin 2018 dhe ndërkohë struktura e prodhimit të qumështit është: qumësht lope 85,1%, qumësht dele 7,3%, qumësht dhie 7,6%.

Përmirësohet peshkimi

Në vitin 2019, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 15.011 tonë nga 14.875 tonë që ishte në vitin 2018, duke shënuar një rritje në terma vjetorë me rreth 1,0%. Akuakultura ka shënuar rritje me ritme të shpejta si një sektor me perspektivë.

Gjatë vitit 2019 u kultivuan në rezervate dhe vaska të ndryshme të specializuara rreth 5.229 tonë peshk, ose rreth 2,0% më shumë se viti 2018. Struktura e zënieve sipas kategorisë ujore, për vitin 2019 përcakton peshkimin “Detar” si kategorinë me prodhimin më të lartë për sektorin, me 36,6%, ndaj prodhimit gjithsej, ndjekur nga “Akuakultura” me 34,8% si dhe Ujërat e brendshme me 18,5%, ndaj totalit.

2
Komente

avatar
2 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Çezar Agimi Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Çezar Agimi
Guest
Çezar Agimi

Pas vitit 2017 nga te dhenat e INSTAT ne sektorin e Bujqesise renia e numrit te krereve te blegtorise sidomos e gjedhit dhe te te imtave tashme perben nje dukuri progresive nga viti ne vit . Kesisoj numri i gjedheve eshte pakesuar me 60.000 krere , nderkohe qe ai i lopeve te qumeshtit me 33.000 krere , po afrohet me numrin e lopeve te vitit 1990 … ???!!! Kjo eshte e barabarte me nje renie te prodhimit vendas te qumeshtit me 90.000 – 100.000 ton qumesht te fresket dhe atij te mishit te viçit me rreth 4000 ton , i… Read more »

Çezar Agimi
Guest
Çezar Agimi

Renia e numrit te lopeve te qumeshtit me rreth 26.300 krere dhe te bagetive te imta me rreth 160.000 krere ne vitin 2019 , eshte nje goditje shume e rende qe merr zhvillimi i blegtorise ne vendin tone si dhe nje sinjal teper negativ lidhur me perspektiven e prodhimit te prodhimit blegtoral vendas . Se pari personalisht mendoj se pakesimi i numrit te krereve ne gjedhe dhe te imta ne 2-3 vitet e fundit eshte me i madh se sa ai qe raportohet , per arsye te rritjes se emigrimit te popullsise fshatare me moshe te re , veçanerisht te… Read more »