Luksemburgu bën transportin publik falas, vendi i parë në botë

02/03/2020 12:05 PM 0 komente

Luksemburgu është vendi më i pasur i Europës, ku makina është mbret. Por, të Dielën më 1 mars, Luksemburgu u bë shteti i parë në botë që bëri transportin publik falas.

Më herët këtë masë e mori Tallinn, kryeqyteti estonez, ndërsa në Luksemburg kjo masë do të zbatohet në të gjithë vendin.

Masa përfshin tramvajet, trenat dhe autobusët dhe – ndryshe nga kryeqyteti i Estonisë – do të jetë në dispozicion të turistëve, si dhe banorëve.

“Futja e transportit publik falas është një masë e rëndësishme sociale,” tha ministri i Luksemburgut për Infrastrukturën, François Bausch.

Rreth 47% e udhëtimeve të biznesit bëhen me makinë në Luksemburg dhe vendi është i njohur për bllokimet e tij të shpeshta në trafik.

Autobusët përdoren vetëm për 32 për qind të udhëtimeve për të punuar, përpara trenave me 19 për qind. Në mënyrë krahasimore, në Paris, gati 70 për qind e punëtorëve përdorin transportin publik, shkruan Euronews.

“Ne kemi investuar për vite me radhë në ndërtimin e rrugëve,” tha Blanche Weber, drejtuesi i Lëvizjes Ekologjike të Luksemburgut. “Qeveria po bën përpjekje, por ka një vonesë të madhe në drejtim të zhvillimit të transportit publik.”

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of