Lumë ankesash në Autoritetin e Konkurrencës

25/03/2013 5:50 PM 0 komente

Një sërë kompanish kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me konkurrencë të pandershme, apo abuzim me pozitën dominuese, dhe kanë depozituar ankesat e tyre pranë Autoritetit tqë Konkurrencës vitin e kaluar. Sipas raportit vjetor të këtij të fundit, gjatë vitit 2012 janë depozituar 20 ankesa nga të cilat 14 ankesa kanë patur objekt në përputhje me ligjin kudrejt 6 rasteve të tilla të paraqitura në vitin 2011.

Janë paraqitur, 7 ankesa për marrëveshje të ndaluara apo sjellje të  bashkërenduara, 5 ankesa për abuzimin me pozitën dominuese të një apo disa ndërmarrjeve 2 ankesa për rishikimin e akteve nënligjore të enteve rregullatore apo të institucioneve të tjera si dhe 6 ankesa që nuk ishin objekt i ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Ato lidhen kryesisht me marrëveshje të dyshuara të ndaluara në tregje dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

 

Në tregun e ruajtjes dhe sigurisë fizike

  1. Ankesa e shoqërisë së ruajtjes dhe e sigurisë fizik e (sh..r.s.f) “Trezhnjeva” Sh.p.k nëpërmjet së cilës kjo shoqëri shpreh shqetë simin e saj mbi sjelljen e shoqërive sh.r.s.f, “Eurogjici Security” Sh.p.k, “T oni Security” Sh.p.k, “Eurogjici Security 1” Sh.p.k, “Nazëri – 2000” Sh.p .k, dhe “Dea Security” Sh.p.k, në prokurimet publike. Pas vlerësimit të ankesës u vendos hapja e procedurave hetimore në këtë treg duke hetuar sjelljen e këtyre ndërmarrjeve.

2. Ankesa e sh.r.s.f “Eurogjici Security” shpk lidhur me sjelljen e shoqërisë “Trezhnjeva” gjatë pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara kryesisht në Qarkun Kukës. Ne përfundim të procesit të vlerësimit dhe të shqyrtimit të asaj ankese nuk rezultuan fakt e të arsyeshme për të vazhduar procedurat hetimore.

3. Ankesa mbi vendimin e pushimit të çështjes penal e të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë derguar Autoriteti informonte mbi një cështje që gjykohej se ishte objekt i ligjit ‘Për mbrojtjen e konkurrencës ’. Informacioni i përcjellë nga prokurora shërbeu për të filluar një proces vlerësimi dhe grumbullim informacioni dhe shërbeu për të filluar proceduren hetimore në tregun e prokurimeve publike të shërbimit të ruajtjes dhe si gurisë fizike në qytetin e Korcës.

4. Ankesa e sh.r.s.f “Korca-Security” Sh.p.k mbi b ashkëpunimin gjatë pjesëmarrjes në prokurimet publike në qytetin e Kor çës të sh.r.s.f-ve: Vaso- Security; Security-Vaso; Alben 2 Security; E-Securi ty. Objekti i kësaj ankese përputhej me objektin e informacionit të ardhur nga Prokuroria e Korçës.

 

Në fushën e transportit publik

5. Ankesa e shoqërisë “Alba-Trans” sh.p.k paraqitur sipas formularit të ankesës  mbi shkeljen e konkurrencës në fushën e transportit rrugor qytetas të udhëtarëve, në qytetin e Tiranës, pas vlerësimit të fakteve dhe monitorimit në  tregun përkatës u vendos për hapjen e procedurave h

etimore në tregun e  transportit rrugor qytetas të udhëtarve në qyetin eTiranës.

 

6. Ankesa e shoqërisë “GERARD-A” sh.p.k depozituar pranë Autoritetit adresonte të njëjtin shqetsim si ankesa e mësipërme , prandaj u bë pjesë e së njëstës rasti hetimor.

 

 Në sektorin ushqimor (vaji i lulediellit)

7. Ankesa mbi rritjen dhe fiksimin e çmimit të vajit vegjetal nga disa ndërmarrje tregtuese të këtij produkti është dërguar nëpërmjet postës elektronike të Autoritetit të Konkurrencës, dhe pas vlerësimit dhe monitorimit të tregut u hapën procedurat hetimore.

 

Në tregun e komunikimeve elektronike:

 

1. Nga dy ankesa për abuzimin e mundshëm me pozitën dominuese në tregun e telefonisë celulare, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e telefonisë celulare me pakicë.

2. Ankesa e ndërmarrjes “Abissnet” sh.a, me objekt përcaktimin në mënyrë të njëanshme nga ndërmarrjet “Vodafone Albania” sh.a, “AMC” sh.a dhe “Albtelecom” sh.a të tarifës së re të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare. Bazuar tek shqetësimet e paraqitura u organizua një tryezë e përbashkët, në të cilën u diskutua mbi zhvillimet në treg dhe rregullimet q ë AKEP-i do të ndërmerrte në treg.

3. Ankesa e ndërmarrjes “Premium-Albania” shpk ndaj ndërmarrjeve Albtelecom, Eagle Mobile, Vodafone dhe AMC, të cila t veprojnë në fushën e telefonisë, si tokësore, ashtu edhe në atë të lëvizshme. Nga shqyrtimi i ankesës, rezultoi se nuk ishte paraqitur asnjë prov ë apo fakt që të mundësonte gjykimin nëse ndodheshim në kushtet e cënimit të konkurrencës, prandaj ju kërkua ankuesit që të paraqitej pranë Autoritetit të Konkurrencës për të dhënë informacionin e domosdoshëm lidhur me ankesën. Por nuk kemi patur asnjelloj përgjigje nga operatori ankues.

4. Ankesa e ndërmarrjes “Albtelecom” sh.a, drejtuar për dijeni edhe Autoritetit të Konkurrencës, adresohet kundër “Interpost” sh.p.k, lidhur me problemin e tarifave me shumicë dhe pakicë të aksesit të internetit. Nga vlerësimi i ankesës dhe i te dhenave mbi strukturën e tregut përkatës u konstatua se operatori INTERPOST sh.p.k ende nuk ka filluar veprimtarinë e vet, pra nuk ishim në kushtet e një firme me pozitë dominuese e cila mund të abuzonte me fuqinë e tregut.

 

Në tregun e trasmetimeve televizive me pagesë

  1. Ankesë e ndërmarrjes “TV Kabllor XHACI”, kundër “TVM DEVOLLI” me pretendimin se i fundmi abuzon me çmimet e transmetimit kabllor. Autoriteti realizoi një monitorim për të vlerësuar nëse ka shenja të kufizimit, shtrembërimit, apo pengimit të konkurrencës në treg un e ofrimit të shërbimit të transmetimit kabllor në zonën gjeografike, Rreth i Devoll, Qarku Korçë. Nga ky monitorim nuk rezultoi të kishte abuzim me pozit ën dominuese.

 

Ankesa ndaj akteve ligjore apo nënligjore

1. Ankesa e ndërmarrjes “IMPERIAL Claims Service – Albania”, lidhur me Rregulloren Nr. 129, datë 28.07.2012 “Për procedurën e miratimit të korrespondentit në Shqipëri” e miratuar nga Asambleja e anëtarëve të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), e cila, (sipas ankuesit), kufizon dhe vendos barriera artificiale për operatorët e tjerë që duan të punojnë në tregun e dëmeve të “kartonit jeshil” (siguracion ndërkombëtar), si dhe me anë të kësaj Rregulloreje BSHS merr funksionin e entit mbikëqyrë s dhe rregullator për funksionimin e këtij nëntregu brenda tregut të sigurimeve, kur organi i tillë i vetëm ligjor i tregut është AMF-ja. Pas shqyrtimit të ankesës Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë BSHS-së një amendim në nenin 3 të Rregullores “Për procedurën e miratimit të korrespondentit në Shqipëri”. 2. Ankesa e ndërmarrjes “Sigal UG Austria” sh.a. ndaj vendimit 142 dhe 151, datë 29.10.2012 të bordit të AMF. Pas shqyrtimit të ankesës Komisioni i Konkurrencës me Vendimin Nr. 254 datë 06.12.2012 vendosi t’i rekomandojë AMF-së kryerjen e disa revokimeve në Rregulloren “Për caktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, (të ndryshuar) dhe në Vendimin Nr. 151, datë 29.10.2012 të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, “Për miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike mbi sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëm et që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of