Lumë kërkesash për riparimin e godinave

26/09/2019 10:33 AM 0 komente

Këto janë dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i së shtunës në godinën e Fakultetit Ekonomik të Tiranës, madje në momentin e goditjes nga tërmeti ka patur njerëz e punëtorë të cilët kanë qenë duke bërë disa riparime.”

“Godina nuk ka shembje të mëdha dhe nuk ka probleme në muret mbajtëse, çka nuk përbën rrezik për shembjen e saj dhe vazhdimin normal të punës”, thotë Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu.

Në pjesën më të madhe të godinave shtetërore nuk ka rrezik për funksionimin normal të punës. Grupi i inspektimit të Institutit të Ndërtimit ka qenë në disa ministri që janë dëmtuar nga tërmeti, ndërsa kreu i këtij instituti ngre shqetësimin për tetëfishimin e kërkesave për riparim gjatë ditëve të fundit, edhe për dëme të papërfillshme.

Ende nuk ka një faturë për dëmet materiale që ka shkaktuar tërmeti. Agron Hysenlliu sqaron se pasi të mblidhen të gjithë akt konstatimet do të bëhet llogaritja e materiale që nevojiten për riparimin e tyre, por kjo do të ndodhë në një moment të dytë, pasi aktualisht inspektorët e ndërtimit nuk kanë përfunduar këqyrjen e dëmeve në të gjithë banesat.

Tv Klan

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of