Video News Monitor

Lumë me fitime për biznesin e ujit

08/04/2019 1:34 PM 0 komente

Tregu i ujit të ambalazhuar vijon të zgjerohet për kompanitë shqiptare, të cilat patën një rritje dyshifrore të shitjeve në krahasim me një vit më parë. Importet e ujit të ambalazhuar shënuan rënie për herë të parë që prej 2013-s, ndërsa eksportet u rritën. Të favorizuar nga cilësia e burimeve, ujërat e ambalazhuar po depërtojnë nga tregjet e afërta rajonale deri tek ato më të largëtat. Biznesi i ujit po shikohet si alternativë tërheqëse për investim. Problem kryesor vijon të mbetet informaliteti dhe siguria për shëndetin e konsumatorëve.
Më shumë

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of