Lumturia? Jeton në Finlandë…

20/03/2021 10:49 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

A mund të bëhet një klasifikim i lumturisë? Një klasifikim kolektiv i lumturisë, duke identifikuar për shembull, nëse ekziston një vend ku njerëzit janë më të lumtur se në një tjetër? E mbi të gjitha, a mund të bëhet kjo pyetje në vitin e pandemisë? Për gjithë këto pyetje, përgjigjja është po.

Edhe këtë vit u publikuan të dhënat e World Happiness Report, i United Nations Sustainable Development Solutions Network i mbështetur te të dhënat e Gallup World Poll. Ky është një indeks klasik, i cili ndërthur treguesit klasikë të ekonomisë si norma e papunësisë, pritshmëria e jetës për të moshuarit, sistemin shkollor, qëndrueshmërinë ekonomike dhe përshtatshmërinë e pagave.

Kërkuesit e Gallup pyetën njerëzit në 149 vende të botës për të vlerësuar lumturinë e tyre. Në hulumtim u morën në konsideratë edhe masa si mbështetja sociale, liria personale, Produkti i Brendshëm Bruto dhe nivelet e korrupsionit.

 

Vendi fitues

Në krye të klasifikimit qëndron Finlanda. Arsyeja? Ky pozicionim i atribuohet së pari besimit të popullatës në komunitetin e tyre, faktor që në këtë moment pandemie ka ndihmuar në mbrojtjen e mirëqenies së njerëzve – lexohet në raport.

Në vend të dytë Danimarka dhe më pas, Zvicra, Islanda dhe Holanda. Zelanda e Re është i vetmi vend jo-europian në top 10. Në këtë raport, Shqipëria renditet në vendin e 93-të. Kosova renditet në vendin e 33-të.

 

Çfarë analizoi raporti

Raporti përpiqet t’i përgjigjet një pyetje themelore: pse shkalla e vdekshmërisë është kaq e ndryshme në botë? Shifra është, në fakt, shumë më e lartë në Amerikë dhe Europë, krahasuar me Azinë, Australinë dhe Afrikën. Faktorët vendimtarë përfshijnë: moshën e popullsisë, pavarësisht nëse është një ishull, afërsia me zona të tjera shumë të infektuara.

Ndër të tjera, disa ndryshime kulturore kanë ndikuar në ndryshimin e shkallës – besimi tek institucionet publike; njohuritë e marra mbi epidemitë e mëparshme; pabarazia në të ardhura; prania e një gruaje si drejtuese e qeverisë dhe madje edhe mundësia e gjetjes së sendeve të humbura, si për shembull portofolin.

 

Rezultatet në botë

“Përvoja e Azisë Lindore tregon që politikat kufizuese, jo vetëm që e kanë kontrolluar pandeminë në mënyrë efikase, por edhe zvogëluar impaktin negativ të lajmeve të përditshme në lidhje me infeksionet te lumturia e njerëzve” – thotë Shun Wang, profesor i Institutit Korean të Zhvillimit.

Raporti analizon se si çështja e shëndetit mendor është një nga pasojat më të mëdha të pandemisë, por edhe mbyllja më pas. “Kur nisi pandemia, pati një rënie të ndjeshme dhe të menjëhershme të niveleve të shëndetit mendor në disa vende. Vlerësimet ndryshojnë shumë në varësi të kritereve të matjes të përdorura, por të dhënat cilësore janë të ngjashme”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, në maj 2020, niveli i përgjithshëm i shëndetit mendor ishte 7.7%, më i ulët se sa pritej nëse nuk do të kish qenë pandemia. Numri i problemeve që lidhen me shëndetin mendor është më i lartë se 47%.

“Të jetosh gjatë është po aq e rëndësishme sa të jetosh mirë. Për sa i përket numrit të viteve të jetës “të lumtura” për person, bota ka bërë përparime të mëdha në dekadat e fundit, të cilat as Covid-19 nuk ka mundur t’i zhdukë plotësisht”,- komenton Richard Layard, bashkëdrejtues i Well-Being Programme del Centre for Economic PerformanceLondon School of Economics. Është e lehtë të imagjinohet, duke parë lockdown-et e ndryshëm në vitin e fundit dhe distancimin social, që pandemia ka pasur pasoja të mëdha në punë, duke kufizuar kontaktet midis kolegëve dhe duke shkaktuar një rritje të ndjenjës së vetmisë dhe izolimit mbi të gjitha tek ata që e vuanin këtë gjë edhe më parë.

 

Pesha e vetmisë

“Në kërkimet e mia të mëparshme, kam parë se punonjësit e kënaqur janë 13% më produktivë” – thotë Jan-Emmanuel De Neve, drejtues i qendrës për kërkime mbi mirëqenien i Universitetit të Oxford-it. Studimi tregon se lumturia nuk varet nga paga dhe se marrëdhëniet shoqërore dhe ndjenja e identitetit janë faktorë shumë më të rëndësishëm. Këto përfundime na bëjnë të mendojnë për një të ardhme të punës ‘hibride’ me një ekuilibër më të madh mes punës në zyrë dhe në distancë, në mënyrë që të ruhen marrëdhëniet sociale dhe të sigurohet më shumë elasticitet për punonjësit.

Ne u befasuam kur pamë që mesatarisht nuk kishte rënie të mirëqenies së përgjithshme, e matur nga vlerësimi subjektiv i njerëzve dhe jetës së tyre. Një shpjegim i mundshëm është se njerëzit e shohin Covid-19 si një kërcënim të përbashkët dhe të jashtëm, i cili prek të gjithë dhe ka gjeneruar një ndjenjë më të madhe solidariteti dhe ndjeshmërie”.

Klasifikimi i plotë:

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of