M SORA Expo Albania 2018, ura bashkëpunimi mes bizneseve shqiptare dhe sllovene

14/05/2018 12:48 PM 0 komente

“M SORA Expo Albania 2018”, një panair dedikuar fushës së ndërtimit, u zhvillua javën e shkuar në Tiranë, nën organizimin e M Sora, kompani sllovene në fushën e ndërtimit. “Ne bëjmë bashkë traditën dhe inovacionin. Ndjekim vlerat tona, që është të punuarit fort e me ndershmëri, teksa paralelisht sjellim ide të reja në teknologji, organizim stafi dhe qasje me tregun. Një biznes i mirë për konsumatorët tanë është biznes i mirë për ne”, shprehet Ales Dolenc, CEO i kompanisë M Sora.

Panairi, i organizuar në ambientet e kompanisë në Vorë, u mbajt në datat 10-11 maj. Menaxherja e M Sora në Tiranë, Lubjana Ballesha tha se panairi kishte për qëllim vendosjen e kontakteve me kompanitë e tjera shqiptare, për të gjetur ura bashkëpunimi më tej.

M Sora është kompani me eksperiencë 70 vjeçare në tregun evropian të ndërtimit dhe e pranishme prej 7 vitesh në Shqipëri. Përgjatë dy ditëve të panairit, kompanitë gjermane të pranishme me stendat dhe gamën e tyre të produkteve vendosën kontakte me prodhuesit shqiptarë të rajonit, për të shkëmbyer ide dhe eksperienca mbi sektorin dhe produktet, por edhe për të konkretizuar bashkëpunime.

Ndërkohë u organizua edhe një seminar informimi mbi mundësitë e investimit në Shqipëri ku pjesëmarrës në panel ishin ambasadorja Sllovene, Znj. Lea Stancic, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Z. Sokol Nano, Drejtori i IHD-ve, z. Genc Çeli dhe ekspertë të tjerë në fushën e investimeve të
Gjatë aktivitetit u mbajtën b2b ndërmjet kompanive shqipare dhe sllovene si dhe do të mundësohen internship për studentët shqiptarë të interesuar në fusha të ndryshme veprimtarie.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of