Machu Picchu rihapet pas 8 muajsh mbyllje për shkak të Covid-19

02/11/2020 5:53 PM 0 komente

Machu Picchu, qyteti antik në malet e larta të Andeve, u rihap pas rreth 8 muajsh, për shkak të mbylljes nga pandemia e koronavirusit.

Autoritetet peruane organizuan një ritual Inka, për të falënderuar zotat të dielën, pasi Machu Picchu është atraksioni kryesor turistik i vendit.

Por numri i turistëve do të jetë i kufizuar, për arsye sigurie, 675 vizitorë në ditë, rreth 30 për qind e kapacitetit të mëparshëm. Qyteti u bë pjesë e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s në vitin 1983.

Autoritetet mbajtën një ceremoni të veçantë të dielën / Foto: EPA

Zbuluar në vitin 1911 nga një eksplorues amerikan, janë rrënojat më të famshme të Perandorisë Inka, që dominoi në Ande nga viti 1430 deri më 1530. Arkeologët mendojnë se Macchu Picchu, që do të thotë mali i vjetër në Quechua, u ndërtua si një shtëpi në shekullin XV për perandorin inka Pachacuti. Ai u braktis një shekull më vonë kur spanjollët pushtuan dhe kolonizuan rajonin.

Njerëz të veshur me kostume për rastin e ceremonisë / Foto: EPA

Tani është një atraksion i rëndësishëm për industrinë e turizmit në Peru. Dhjetëra mijë njerëz në rajonin malor të Cusco mbështeten te turistët për jetesën e tyre dhe kanë vuajtur këtë vit për shkak të mbylljes nga koronavirusi.

“Sot, rihapet Machu Picchu” – tha ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe Turizmit, Rocio Barrios në një deklaratë. Protokollet e reja të shëndetit dhe sigurisë dëshmojnë se po hapen ‘me përgjegjësi dhe kujdes” – shtoi ajo.

Burimi: BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of