Sektori privat në Maqedoni pret që qeveria të vazhdojë me reformat dhe masat që synojnë përmirësimin e mjedisit të biznesit, por edhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Sipas drejtuesve të Aleancës së Biznesit, pritet që në periudhën e ardhshme të ndërmerren nisma që eliminojnë barrierat burokratike në të bërit biznes dhe të mbështet sipërmarrja private në hapjen e vendeve të reja të punës.