Kryeministri i Malit të Zi Milo Đukanović i cili priti në një takim kreun e Kuvendit të Islandës Áste Jóhannesdóttir diskutoi zhvillimet më të fundit në fushën e ekonomisë dhe politikës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në të ardhmen, kryeministri bëri të ditur se qeveria do t’i kushtojë vëmendje të veçantë projekteve në fushën e infrastrukturës, energjetikës, bujqësisë me synimin për të nxitur rritjen e tyre. Për kryeparlamentarin e Islandës, vendi i tij shikon me interes investimet veçanërisht në fushën e turizmit.