Mal i Zi mbron me ligj të veçantë Kotorin

14/06/2013 11:49 AM 0 komente

Qeveria e Malit të Zi ka hartuar një projektligj i cili synon mbrojtjen e zonës natyrore dhe kulturore të Kotor. Kjo mbrojtje speciale i dedikohet rëndësisë që Kotori ka si pjesë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në botë. Në mbrojtje do të vihen të gjitha atraksionet natyrore, arkitekturore, urbane. Qeveria do të sigurojë edhe kushte për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe shfrytëzimin, prezantim dhe vlerësim profesional dhe shkencor të atraksioneve. Masat mbrojtëse do të zbatohen kundrejt çdo veprimi që mund të kërcënojë vlerat që mbrohen.

Në lashtësi, Kotori ka qenë qendër e cila administrohej nga mbretëresha Teuta.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of