Kompania ajrore, shtetërore malazeze do të ofrojë fluturime direkte nga Podgorica për në Azer kryeqendrën e Baku gjatë sezonit të verës, duke lidhur këtu të dy qytetet për herë të parë. “Montenegro Airlines” do të operojë me charter duke nisur nga data 18 korrik deri në datë 3 shtator. Sipas kompanisë ajrore nëse do të ketë kërkesa për këtë destinacion atëherë do të ofrohet shërbim edhe për një tjetër ditë të javës. Lajmi erdhi menjëherë pas vendimit se po në këtë kohë do ofrohen shërbime për në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan.
Këto destinacione do t’i japin një shtysë të re turizmit të Malit të Zi, thonë drejtuesit e kompanisë shtetërore ajrore.