Paga mesatare (bruto) në Mal të Zi në tetor 2013 u llogarit në 721 euro, ndërsa paga mesatare e pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 475 Euro. Në krahasim me shtatorin 2013, paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) në tetor qëndroi në njëjtin level, ndërsa në krahasim me tetorin 2012 u ul me 1.0%. Duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në tetor 2013 krahasuar me shtator 2013 u ulën me 0.2%, rezultati është se paga reale pa tatimeve dhe kontributeve (neto) në të njëjtën periudhë u rrit me 0.2%.