Për vitin 2012, Mali i Zi u rendit në vendin e 114-të nga 185 shtete në total sa i përket tërheqjes së investitorëve, në termat e politikave fiskale. Në raportin e përgatitur nga kompania “PricewaterhouseCoopers” (PWC) dhe Banka Botërore vendi i parë i takon Maldiveve, që ndiqen nga Katari dhe Hong Kongu. Singapori dhe Irlanda janë renditur përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë.