Ministri i Transportit dhe Punëve Detare Ivan Brajovic nisi bisedimet me përfaqësues të kompanive kineze, “CRBC” për traktatin që do të nënshkruhet për hartimin e projektit të detajuar, ndërtimit, prokurimin dhe instalimin e pajisjeve për autostradën Bar- Boljare. Ministria e Transportit dhe Punëve Detare tha se është në pritje të propozimeve të kontratës që do t’i përcillen nga partnerët kineze. “Ne presim që bisedimet në lidhje me këtë projekt të përfundojnë deri në fund të janarit”, tha ministri Brajoviç