Banka Azerbaijani Azmont, e cila vepron në Mal të Zi, ka ndryshuar emër në Nova Banka Podgorica JSC, tha në një deklaratë Bursa e vendit.
Banka është themeluar nga Azmont Investments dhe Azerbaijan Global Investments (AGI) dhe ka një kapital prej 13.4 milionë dollarësh. Bordi i drejtorëve të bankës kryesohet nga Ahmet Erentok. Bordi përfshin edhe: Rashad Aliyev, Rashad Rasullu, Gorkhmaz Agayev dhe Ana Ivanovic.
Ahmet Erentok është gjithashtu edhe kryetari i Azmont Investments Board of Directors dhe kryetari i AGI Supervisory Board.
Aksionerët e Azerbaijan Global Investments janë: PASHA Development, AtaHolding dhe Synergy Group. AGI është shoqëria mëmë e Azmont Investiments.
Azmont Bank, që tani quhet Nova Banka Podgorica, do të nisë zbatimin e ndërtimit të kompleksit Portonovi, një prej më të mëdhenjve në Mal të Zi, që do të hapet në verën e vitit 2018 në gjirin e Kotorit.
Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) është gjithashtu një nga arsyet e hapjes së bankës.
Projekti TAP do të transportojë gaz nga fusha e Shah Deniz, faza 2 drejt Europës.
Qeveria e Malit të Zi ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi e bashkëpunimi, si pjesë e projektit TAP. Në Mal të Zi operojnë 15 banka.