Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se do to të ofrojë mbështetje për mbikëqyrjen e sistemit bankar, si dhe të kompanive të sigurimit. Nga ana tjetër, FMN-ja premtoi se do të mbështesë reformën në sistemin e administrimit të taksave, në mënyrë që të rriten të ardhurat në buxhet.
Ndërsa gjatë takimit me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, guvernatori i BQ-së Radoje Zugic tha se qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e stabilitetit financiar. Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i BB-së, Cyril Muller, vlerësoi përpjekjet për të krijuar një bazë reale rritjeje, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe institucionit që ai drejton.
Mbështetja do të lehtësojë më tej aksesin e Malit të Zi në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Muller vlerësoi përparimin e rëndësishëm në zbatimin e projektit për përmirësimin e efikasitetit të sistemit tatimor, që synon rritjen e të ardhurave tatimore, si dhe projektin për menaxhimin e mbetjeve industriale, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Malit të Zi.
Banka Botërore, pak muaj më parë, parashikoi një rritje ekonomike reale prej 3.3% në Malin e Zi në 2017, 0.3 pikë përqindje më e ulët se parashikimi që kishte bërë në nëntor.