Mali i Zi/Forcim i sektorit të energjisë dhe ulje e varësisë nga turizmi

30/04/2020 4:29 PM 0 komente

Qeveria e Malit të Zi planifikon të prezantojë muajin e ardhshëm një paketë masash ekonomike për të forcuar sektorin e energjisë dhe për të kufizuar varësinë e vendit nga turizmi, tha presidenti Milo Djukanoviç.

Vendimet që do të merren, do të jenë thelbësore në zhvillimin ekonomik të Malit të Zi në dekadën e ardhshme, pasi vendi duhet të përfitojë nga potenciali i tij në sektorin e energjisë, tha Gjukanoviç në një video të postuar në faqen e internetit të televizionit publik RTCG.

“Ajo që mund të themi tani është se bota do të rimëkëmbet kryesisht përmes përdorimit më të mirë të sektorit bankar dhe energjisë”, tha Gjukanoviç.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se pret që ekonomia e Malit të Zi të tkurret me 9.0% në vitin 2020, pasi u rrit me 3.6% në vitin 2019. Në vitin 2021, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Malit të Zi (PBB) pritet të rritet me 6.5%, tha FMN-ja në edicionin e prillit të raportit World Economic Outlook.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of